Klaudia Pepa është ndër personazhet e showbizz-it që është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes mediatike dhe publikut jetën e saj publike. Mirëpo, së fundmi ajo pranoi se ishte në një histori dashurie. “Kjo është kënga ime e dashurisë”, tha ajo në spektaklin “Dance with me”. “E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë”, referuar “Perfect” nga Ed Sheeran. Alketa Vejsiu nuk ngurroi ta pyeste se me kë e ka këtë këngën e dashurisë. Pyetje së cilës Pepa iu përgjigj “me dashurinë”. Në vijim, Klaudia nuk tha shumë përveçse, ai (dashuria) nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe nuk ishte në Tiranë. Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur shpesh dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie. E pyetur nëse ka një partner në krah, Pepa disa muaj më parë tha: “Sigurisht që ka një histori, por preferoj të jetë private. Ishte një ëndërr romantike, diçka shumë e veçantë (datëlindja e famshme e mbuluar e gjitha me trëndafila)”. Mirëpo, Ermal Mamaqi nuk ngurroi që ta ngacmonte sado pak Klaudian në skenë rreth deklaratës së saj. Madje, aktori i humorit e pyeti se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën balerinës.
“Kush është ky? A është në këtë sallë? A është në Shqipëri?”, pyeti aktori. Mirëpo, Klaudia nuk tregoi asgjë duke e mbajtur jetën e saj sa më private. Teksa ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, balerina u pyet në lidhje me jetën e saj personale, të cilën e ka mbajtur shumë private pas ndarjes nga koreografi Albi Nako, por sërish nuk dha detaje. “A ka të reja nga jeta private?”, ishte pyetja që iu drejtua Klaudia Pepës. “Epo, një shok e kam edhe unë”, tha balerina, duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete. Kohë më parë, balerina u përfol për një lidhje me kolegun e saj, Francesco Mariottini. Shkak u bë një foto që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo shfaqej e veshur me një fustan madhështor teksa e mbante në ajër kolegu i saj balerin, Francesco Mariottini. Por, fjalët që përdori Klaudia për balerinin i bëri të gjithë të aludojnë se mes saj dhe balerinit kishte më shumë se marrëdhënie pune dhe miqësi. “Princi im”, ishin fjalët që ajo i drejtohej Francesco-s. Por në një rrëfim për “Class”, Klaudia ka zbuluar marrëdhënien me balerinin italian. Ajo sqaroi se nuk ka asnjë lidhje speciale mes të dyve, veç raportit profesional.
“Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën ‘u’. Siç e dini, unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e germave ‘k’, ‘l’, ‘a’, dhe kjo e radhës është ‘u’-ja. Këtë herë do të jetë një ‘passo a due’ romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im, sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamerieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër…Kjo është historia”, ka rrëfyer balerina. Duket se partneri i Klaudias nuk ka lidhje me kërcimin, por është një personazh që ka njohje dhe kontakte me pjesën e artit në Itali. Klaudia dhe i dashuri i saj, i cili është italian janë së bashku prej gati 3 vitesh dhe historia e tyre e dashurisë përkufizohet nga surprizat romantike dhe dhuratat luksoze. Klaudia Pepa postoi foto e shtrirë në vaskë, ndërsa është e rrethuar nga buqeta me trëndafila. Por, nuk zbuloi personin që i organizoi këtë surprizë të bukur pavarësisht kureshtjes së ndjekësve, duke u shprehur se s’do thotë asgjë për momentin. “Jeni kuriozë që ta dini se kush e organizoi këtë surprizë të bukur. Mirë … nuk do t’iu them asgjë për momentin”, shkroi ajo, krahas fotos. E shtrirë në vaskën e mbushur me ujë dhe shkumë, Klaudia Pepa la pak vend për imagjinatën. Ajo dukej mjaft joshëse teksa me njërën dorë mbulonte gjoksin dhe me dorën tjetër mbante buqetën me trëndafila. Të shpeshta kanë qenë surprizat që partneri i organizon në shtëpi, ku çifti aktualisht po bashkëjeton në Itali. Herë me trëndafila e herë dhoma të mbushura me tullumbace, Klaudia ka ndarë me ndjekësit copëza të kësaj historie që vijon të mbetet pasiononte dhe romantike deri në detajet më të vogla. Ndërkohë që për balerinën, partneri i saj është edhe mbështetja kryesore në karrierën e saj të re, këtë herë si aktore. Balerina Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, duke i bërë ballë sprovave të ndryshme për të arritur ambiciet dhe për të realizuar ëndrrat.
Më këmbëngulje, Pepa arriti të jetë pjesë jo vetëm e projekteve që lidhen me baletin, por edhe me ato që kanë të bëjnë me aktrimin. Megjithatë, edhe pse ka marrë në dukje të panjohur, Klaudia është shumë e lumtur që është bërë pjesë e kinemasë italiane. Sipas “Revista Class”, për ta realizuar këtë ëndërr, Klaudia nisi të studionte për një film që kishte në qendër baletin. Ajo arriti të bëhej pjesë e filmit “Reverse” dhe të luante krah një sërë emrash të njohur të kinemasë italiane. “Sigurisht, si çdo produksion që krijon audicionet për filma përkatës, edhe unë u kandidova për disa role me dëshirën e mirë që të arrija të kisha disa eksperienca të vogla. Përgjigjen pozitive e mora pikërisht për filmin ‘Reverse’ dhe për rolin e Françeskës”, zbuloi balerina.
Aktorja u pyet gjithashtu nëse do të pranonte të luante një film erotik e të shfaqej nudo. Përgjigja e saj ishte: “Jam apasoniuar dhe kam gjetur shumë elementë të përbashkët me eksperiencën si balerinë dhe, me siguri, projekti që do të vijë do të jetë një gërshetim perfekt mes baletit dhe aktrimit”.
Pavarësisht suksesit në vendin fqinj, Klaudia pranoi se i mungon shumë Shqipëria, komunikimi në gjuhën e saj gjatë përditshmërisë.