Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se ashpërsimi i luftimeve po bën që vende të ndryshme t’i bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga vendi. Këtë herë ka qenë Greqia e cila i ka drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve të saj për t’u larguar menjëherë nga Ukraina. Përmes Ministrisë së Jashtme, Greqia ka kërkuar largimin e tyre, duke argumentuar pasigurinë e madhe në vendin e Lindjes.
“Duke pasur parasysh se situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e pasigurt, Ministria e Punëve të Jashtme vë në dukje se ajo që thuhet në njoftimet e saj nga 14 dhe 22 shkurt 2022, vazhdon të zbatohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. deklaratë. “Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme ende dekurajon fuqishëm të gjitha udhëtimet në të gjithë territorin e Ukrainës”, thekson ministria.
“Në të njëjtën kohë u rekomandohet qytetarëve grekë që ndodhen në vend që të largohen menjëherë nga vendi. Rekomandohet gjithashtu që qytetarët grekë që nuk janë larguar, të raportojnë menjëherë informacionin e kontaktit në Ambasadën Greke në Kiev”, thuhet më tej në njoftim. Theksohet se Ambasada Kreke në Kiev vazhdon të funksionojë me stafin minimal të nevojshëm.
Thirrjet për largimin e qytetarëve grekë nga Ukraina vijnë në një kohë që Putini ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore, nëse nuk gjendet një zgjidhje me kushtet e tij.