Analisti Frrok Çupi ka folur në lidhje me situatën politike dhe aktuale në vend. I pyetur mbi takimin mes Metës dhe Yuri Kim, Çupi tha se do të shihen pasojat e asaj çfarë është biseduar.
“SHBA nuk funksionon me hatërmbetje dhe inate. Meta nesër mund të jetë në burg, por sot e takon SHBA-ve. Se çfarë ka biseduar ambasadorja amerikane me Metën do ta shohim pastaj, jo atë ditë.
Do të shohim si do të reflektojë Ilir Meta. Meta ishte betuar se do t’i vinte zjarrin vendin. Ne po shikojmë që Meta nuk po tund dot gishtin. Nuk ka zjarrvënie në horizont. Të njëjtin mesazh ia ka dërguar Berishës. Njerëzit e rrezikshëm dhe mina duhen çmontuar pjesë pjesë. Kim ka çmontuar një pjesë të Ilir Metës, pjesën tjetër do ta çmontojë ligji. Nuk do të kemi më përbindësha që na rrinë mbi kokë”, tha analisti.