Ish-kryeministri Sali Berisha duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë, ka bërë një gafë që e nxjerrë të zbuluar se qeveria e tij ka vjedhur.
Kjo sepse nga takimi me Libohova, Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka vjedhur më shumë se çdo qeveri tjetër që ka drejtuar vendin, duke mos përjashtuar as qevrinë e drejtuar prej tij.
“Ju ftoj në një moment kritik për Shqipërinë që të ndajmë çdo ditë orën e misionit tonë të madh, të shpëtimit të Libohovës, Gjirokastrës dhe Shqipërisë. Sot kemi një regjim që në rrafshin e pushtetit ku ka më shumë se ç’kishte Ramiz Alia. Ka të gjitha pushtetet, që ka vjedhur më shumë nga sa kane vjedhur të gjitha qeveritë që kur është mbjell ky rrap, e deri më sot.
Vjedhja është bërë sistem, sepse vartësit e tij rendin të vjedhin dhe ata sa më shumë, pra është më e vështirë beteja sepse kjo qeveri ka para të pafundhme, nuk respekton ligj e moral, por nga ana tjetër kjo është një qeveri anti vlerash dhe nuk mund t’u rezistoj kurrë qytetarëve që duan ta largojnë, detyra jonë është që të punojmë me çdo qytetar të këtij vendi”, tha Berisha.
Berisha ka bërë thirrje për protesta, e kësaj here i është drejtuar të rinjve që të qëndrojnë në “ballë” të tyre.
“Ka kohë për çdo shqiptar që t’i dalë zot vendit. Po shohim se si po tretemi, se si po na ikën e ardhmja. Do e nis nga të rinjtë. Në këtë betejë, ju bëj thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë model, qoftë për protesta të fuqishme. Kemi detyrim të madh ndaj njëri-tjetrit, ndaj trashëgimisë sonë atdhetare, që të ndalojmë rrokullisjen e madhe.”, tha Berisha.