Edhe pse është një nga kontribuesit e benotizimit të Tiranës, me ndërtimin e 19 kullave në ish-mjedisin e Sport Klub Partizanit, dhëndrri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi vazhdon të shtiret si një ambjentalist dhe sikur i dhëmb shpirti për Tiranën dhe gjelbërimin e saj, duke vazhduar të mendojë se shqiptarët nuk kuptojnë dhe se janë budallenj.

Hipokrizia e këtij dhëndri, që po ndjek me pasion udhëzimet e vjehërrit Sali sa i përket urrejtjes dhe shpifjeve në rrjetet sociale, arriti kulmin sot kur publikon një foto të Tiranës me pallate (jo të vetat, por të tjerëve) dhe qahet për pemët që mungojnë. Ndërsa pak vetë, familjarë apo shërbëtorë të partisë së vjehrrit e mbështesin dhe i bëjnë pëlqim budallallëqeve që Abi i Saliut prodhon përditë, gazetari kurajoz Adriatik Doci ja ka thënë troç në sy. “Mos e ke fjalën Veliajn që të dha leje ty për dy kullat e fundit apo për Bashën që të dha leje për 17 kullat e para?!”, i shkruan Doci, i habitur me reagimin e Abit që bërtet, “bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë!”

Është e kotë të risjellim këtu reagimin vulgar dhe shpifës të dhëndrrit, që fakteve iu përgjigjet gjithnjë me sulme dhe ofendime siç e ka zakon vjehërri i tij i dashur, por kërcënimet e tij nuk e trembin gazetarin Adriatik Doçi i cili vazhdon:

“Duhet t’i përballosh me qetësi të vërtetat. Ke marre leje per 19 kulla. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. 17 nga Luli dhe 2 nga Veliaj. Tani i kritikon për pyllin orbital. Sadriu ka ndare 12 milionë euro me Xhelal Mziun e Foltores. Sadriu është pak a shumë si ju. Sa për mafiozë, njoh vetëm një mafioz nga Laçi qe paguante kunatin tënd. Nuk jeni kot nw listën e zeze. Unë jam gazetar dhe nuk kam as kulla, as para dhe as lidhje me politiken. Komunistet mos i shaj shume se mund te zemërohet vjehrri. Babai im Enverin dhe Nexhmien i ka pare vetëm në TV, ndërsa vjehrri yt ulej në oxhakun dhe varkën e tyre. Apo nuk është kështu?! Nuk je mësuar ti që dikush të t’i thotë të vërtetat përballë, por vetëm të fshihesh dhe manipulosh”, shkruan Adriatik Doçi, ndër të vetmit e të paktët gazetarë që nuk ka frikë të përballet me lajthitjet dhe korrupsionin flagrant të Abit dhe të vjehrrit të tij Sali.