Një personazh i prezantuar si gazetar ka çuditur jo pak sot në konferencën e Sali Berishës me mediat. Teksa Berisha po fliste për zhvillimet politike, gazetari i ka shprehur dëshirnë që t’i dhurojë një pikturë me rastin e ditëlindjes së doktorit.
‘Jam Almer Toska nga timoni.al. Si staf ju kemi bërë një surprizë, një pikturë,” – tha ai në mes të konferencës. Më pas ai shtoi se piktura shumë shpejt do të kapi vlerën e 100 mijë eurove. Më pas Toska është ulur te kolegët për të vijuar misionin e gazetarit të pavarur…