Nga Eduard Zaloshnja/

Nga sondazhet e shumta që kam zhvilluar vitet e fundit, jam në gjendje të kryej një analizë regresioni logjistik të ndërlidhjes statistikore mes gjasave të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe burimit kryesor të infomacionit për shqiptarët e thjeshtë.

Nga analiza rezulton se kjo ndërlidhje është statistikisht domethënëse vetëm për ata shqiptarë që kanë si burim kryesor RTSH-në ose televizionet private. Ndërsa tek ata që kanë si burim kryesor informacioni internetin ose burime të tjera nuk konstatohet një ndërlidhje statistikisht domethënëse (probabiliteti që ata të marrin pjesë në zgjedhje është pothuaj 50-50).

Kështu, shqiptarët që kanë si burim kryesor informacioni RTSH-në i kanë gjasat 2.8 herë më të mëdha për të marrë pjesë në zgjedhje, krahasuar me gjithë të tjerët. Ndërsa ata që kanë si burim kryesor informacioni televizionet private i kanë gjasat 2-fish më të mëdha për të marrë pjesë në zgjedhje, krahasuar me gjithë të tjerët.

Po cilat janë burimet kryesore të informacionit për shqiptarët? Tabela e mëposhtme na jep përgjigjen më të fundit statistikore të kësaj pyetje.