Çmimet në Gjermani do të vazhdojnë të rriten, pothuajse në të gjithë fashën përgjatë muajve të ardhshëm, sipas rezultateve të një sondazhi të inflacionit të publikuar nga instituti IFO, me qendër në Mynih. Sipas sondazhit të institutit, të gjitha kompanitë në tregtinë e ushqimeve duan të rrisin çmimet në të gjithë fashën. Ekonomistët thanë gjithashtu se çmimet e gazit dhe energjisë elektrike do të vazhdojnë të rriten, ashtu si edhe çmimet në tregtinë e ushqimeve.
“Fatkeqësisht, vala e inflacionit nuk ka gjasa të ulet”, tha sot shefi i ekonomisë i IFO-s, Timo Wollmershauser. Pothuajse 100% e dyqaneve ushqimore dhe më shumë se 92% e farmacive po planifikojnë rritje të çmimeve. Për lulet dhe bimët ishte pothuajse 90%, ndërsa për biçikletat dhe pajisjet e zyrës më shumë se 80% e bizneseve kërkuan rritje të planifikuara.
Në gastronomi, shifra ishte më shumë se 87%, ndërsa 62% e hoteleve të anketuar thanë se do të rrisin çmimet e tyre. Situata është e ngjashme në disa degë të industrisë si industria e veshjeve apo e elektronikës, sipas IFO-s.