Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialsite, Damian Gjiknuri priti në një takim drejtorin rajonal të Fondacionit “Olaf Palme”, Jonas Andersson, deputetin shqiptar në parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, deputeten Eva – Marie Rasmusson dhe drejtorin e ABF, Shpëtim Pirraku.
Gjiknuri u shpreh se në takim u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy partive përmes një programi binjakëzimi e trajnimi me sekretarët ekzekutivë të PS, model ky i zbatuar edhe në SPD suedeze.
Gjithashtu, tjetër temë e takimit ishte edhe avancimi i programeve të përbashkëta për rininë.
Në takim u fol edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, ku, u shpreh Gjiknuri në një postim në rrjetet sociale, “Partia Socialiste synon suksesin e radhës”.