‘Gjysma e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës do jenë të rinj’- kështu zbuloi se çdo ndodhte me të rintjë e partisë së tij ish presidenti Ilir Meta. Edhe pse direkt pasi hoqi këpucët e presidentit Meta u kthye sërish në politikë, ai theksoi se Partia e Lirisë dhe programi i saj do t’i kushtohet të rinjve edhe pse me opozitarizmin e tij ka penguar të rinjtë në politikë.

Meta u shpreh se ikja e të rinjëve nga Shqipëria po e than vendin ndërsa për këtë bëri përgjegjëse qeverinë. ‘Për mua është kënaqësi të ri takohemi në këtë moment të rëndësishëm kur jemi në prag të konventës kombëtare të partisë së lirisë që do të bëhet më 29 tetor e cila do të japë programin e partisë së lirisë, statusin etj. Do shpallë angazhimin e saj për referendumit dhe referendumet popullit të Shqipërisë dhe do të kërkojë llogaridhënien dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë oligarkëve, të fortëve dhe boss-ve për t’ia kthyer të rinjve. Shqipëria po thahet nga të rinjtë.

Lëvizja rinore ka një rol të rëndësishëm dhe historik për të luajtur. Çdo bëjmë me organizatën rinore ka qenë një debat që kemi zhvilluar dhe përfundimi është që lëvizja rinore është një ndër gjërat më të bukura gjatë këtyre 30 viteve që ka dhënë frymëzim dhe te të tjerët. Ndër të tjera Meta tha se shpreson që të plotësohen të kërkesat e pedagogëve sepse janë tërësisht të drejta dhe zgjidhja është nëse qeveria nuk vjedh.

‘Shpresojmë që të plotësohen të drejtat e pedagogëve thjesht mjafton që qeveria mos të vjedhin. Ju i dini mirë aferat me inceneratorët… ‘- tha Meta. Në datën 29 tetor, Partia e Lirisë do të mbajë Konventën Kombëtare ku do të miratohen disa ndryshime statutore. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm Organizativ i Partisë së Lirsë, Endrit Braimllari i cili njoftoi se është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. Ilir Meta aktualisht drejtues i komisionit organizator, i cili do të përgatisë partinë për zgjedhje pas Konvetës së 25 korrikut.