Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot në Athinë, një takim me Dimitios Keridis, Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Kuvendin e Greqisë, njëkohësisht anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Greqi-Shqipëri.
Spiropali thekson se në fokus të takimit ishte procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.
“Diskutuam hapur për fazën e re në të cilën ndodhet Shqipëria lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ku gjeta rast ta falenderoja për mbështetjen e Greqisë, partneritetin tonë në NATO, si dhe për pasojat e luftës në rajonin tonë që kërkojnë zgjidhje të përbashkëta dhe linjëzim të politikave evropiane”, tha ajo.
Spiropali gjithashtu theksoi se, u bisedua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë.