Partia e Lirisë ka shpallur hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike. Ne nje deklarate per mediat, behet me dije se kandidaturat mund te pranohen duke nisur nga kjo e premte e 14 tetorit, deri me 24 tetor. Ndersa me 29 tetor eshte caktuar te mbahet Konventa Kombetare e PL-së. Deklarata e plotë e Partisë së Lirisë për hapjen e proceseve zgjedhore brenda partisë:
Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor.
Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.
Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022.
Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare ëëë.partiaelirise.al.
Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë së Lirisë të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.