Hapja e dosjeve, debat te ligjet! Alibeaj: Të ‘shkallmohet dera’, gjithçka publike! Majko: Po e kërkoni të bëhet si Facebook, flasim për fate njerëzish Majko në Komisionin e Ligjeve
Alibeaj ka kërkuar hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Ai tha se është dakord vetëm me një kufizim për hapjen e dosjeve, atë të mos cënimit të sigurisë kombëtare. Ndërkohë që i ashpër në reagim ishte deputeti socialist, Pandeli Majko. Ai tha se duhet pasur kujdes, se cënohen fate individësh.

Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet sot propozimet për hapjen totale të dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj që i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Alibeaj tha se është dakord vetëm me një kufizim për hapjen e dosjeve, atë të mos cënimit të sigurisë kombëtare.

“Momenti është tani, sidomos tek neni 29 i shumpërfolur. Ai përmbys të gjitha dispozitat e ligjit të dosjeve, që vendosin kufizime në hapjen e tyre. Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dojet e sigurimit, juve thoni hajde shohim këto frëngjitë e vogla e ndërkohë publiku mbetet në errësirë. Është paraqitur sipas procedurës. Edhe kur hidhen nenet në votim hidhet i pari amendamenti që është më i largët, pra ky i joni. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Me këtë jam dakord. Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dotë e vetme”, është shprehur Alibeaj.

Ndërkohë që i ashpër në reagim ishte deputeti socialist, Pandeli Majko. Ai tha se duhet pasur kujdes, se cënohen fate individësh.