Megjithëse maxhoranca është shprehur kundër ndryshimit të hartës territoriale në prag të zgjedhjeve lokale, grupi parlamentar i PD-së ka bërë gati propozimet që do ti paraqiten komisionit të posaçëm parlamentar. Deputetët që nuk i janë bashkuar Foltores së Berishës propozojnë rritjen e numrit të bashkive nga 61 që sjanë sot në 94, ndërkohë që numri i banorëve për njësi vendore ulet nga 75 mijë në 50 mijë. Me rritjen e numrit të bashkive, rritet edhe numri i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin. Aktualisht janë 1607 këshilltarë, ndërkohë që po u rrit numri i bashkive, numri i këshilltarëve pritet të shkojë në 2114.
Propozimet e grupit të Alibeajt:
Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki;
Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore;
Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore;
Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114;
Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.