Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish raportin e Dick Marty lidhur me luftën në Kosovë.

Rama theksoi se KiE duhet të punojë për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore që ka përdhosur Luftën Çlirimtare në Kosovë.

“Prova lesh, fakte lesh dëshmitarë lesh, ama Shqipëria e shqiptarët lesh e li me një akuzë që në atë kohë doli në të gjithë mediat. Heronjtë e luftës trafikantë të qeniesh njerëzore, doli në të gjitha mediat. Kjo del se futja se shqiptari mban, bjeri se shqiptari mban”, tha Rama gjatë fjalimit të tij në Gjirokastër.

Kujtojmë se më herët Rama përmes një postimi në “Facebook” bëri me dije se dje ka firmosur një letër, drejtuar kryeministrave apo presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë KiE.