Dashi

Jeta ne cift do jete mjaft e qete. Do bashkepunoni per cdo gje me ate qe keni ne krah dhe nuk do ngurroni t’i thoni sa shume e doni. Beqaret, fale Merkurit do kene ndryshime ne jeten sentimentale. Per nje here te vetme lereni veten te udhehiqeni nga emocionet e momentit. Do shpenzoni jashte mase kete te shtune, por per gjera te domosdoshme. Gjithsesi mos e teproni!

Demi

Do ndiheni te dashuruar dhe do dashuroni shume gjate kesaj dite. Do jete nje dite mjaft e mire si per ciftet ashtu edhe per ata qe jane vetem. Beqaret do te flirtojne edhe me teper dhe do perdorin nje strategji te vecante per te bere per vete ata qe kane enderruar. Edhe pse nje shume parash do t’i shtohet financave tuaja duhet te tregoheni te matur me shpenzimet qe do beni.

Binjaket

Ju qe keni nje lidhje do tentoni gjera te reja sot. Do ndiheni mire prane atij qe doni. Fale mbeshtetjes se Venusit, beqaret do e shohin te ardhmen e tyre sentimantale me me shume optimizem. Mundesite qe do iu dalin kete te shtune do i mendoni me kujdes dhe nuk do nxitoheni. Mos shpenzoni me sy mbyllur sot sepse edhe financat e kane nje kufi dhe mund te shterrojne.

Gaforrja

Jeta sentimentale e cifteve nuk do jete shume e mbrojtur gjate kesaj dite. Ata qe kane pasur probleme kohet e fundit mund te shkojne edhe deri ne nje ndarje. Te tjeret do kene debate te zjarrta. Beqaret nuk do jene fare ne humor te kerkojne dashurine sepse do e kene mendjen gjetiu. Mos merrni vendime ne planin financiar sepse do gaboni dhe veshtiresite do jene te medha.

Luani

Ciftet do jene sa sensuale aq edhe romantike. Sirenat e kenaqesise do te ndizen perseri dhe do iu duket vetja si ne enderr. Pefitoni sa me shume! Venusi do krijoje nje klime te tille qe zemra t’iu rrahe fort. Jane me teper beqaret qe do jene te favorizuar gjate kesaj dite. Ne planin financiar do keni disa turbullira, por nese ulni shpenzimet situata edhe mund te mos perkeqesohet.

Virgjeresha

Nese keni pasur disa mosmarreveshje me partnerin tuaj beni cmos te pajtoheni sot sepse me vone gjerat do te veshtiresohen me shume. Nje takim vendimtar do te ndodhe per beqaret dhe jeta e tyre sentimentale do te stabilizohet njehere e pergjithmone. Persa i perket sektorit financiar, do e menaxhoni me seriozisht dhe me maturi. Nuk priten as tronditjet me te vogla. Perfitoni!

Peshorja

Hena do ndikoje mjaft pozitivisht edhe per ciftet binjake. Do te kete rindezje te pasionit per ata qe kishin rene ne qetesi. Zemrat e vetmuara do kene takime vendimtare te cilat do iu ndryshojne jeten pergjithmone. Nese keni menduar te beni trensaksione financiare, te blini ndonje shtepi apo dicka tjeter, bejeni! Planetet do jene me ju dhe do ruajne ekuilibrin financiar.

Akrepi

Emocionet qe do perjetoni ne jeten ne cift do jene shume te medha dhe ne disa momente do iu duket vetja sikur jeni mbi re. Eshte dite e pershtatshme edhe per te ndrequr edhe disa gabime qe keni bere kohet e fundit. Dashuria per beqaret do jete e favorizuar. Do jeni te parrezistueshem! Plutoni do iu ndihmoje te rregulloni situaten financiare dhe te tregoheni me te matur.

Shigjetari

Venusi do sjelle lumturi pa fund per te gjithe ata qe jane ne cift. Eshte momenti i duhur per te qendruar me afer partnerit dhe per te harruar hatermbetjet. Beqare do llastohen nga yjet dhe do i shohin me me qartesi gjerat. Do takoni dike dhe do jeni n te njejten kohe pasionante, romantike dhe te matur. Financat do te perballen me nje problem relativisht te madh. Mos jepni hua!

Bricjapi

Ju cifte nuk duhet te shqetesoheni fare sot. Lidhja juaj do jete e qendrueshme dhe do pergatisni edhe nje darke te mrekullueshme. Shfrytezojeni sa te mundni kete dite te fundit te vitit. Beqaret perseri do jene te merizur dhe duke mos e gjetur dashurine do mendojne se ajo nuk ekziston. Beni durim dhe do ndryshoni mendim! Te nxitur nga Plutoni do beni cmos te rregulloni buxhetin. Bravo!

Ujori

Mjedisi yjor do jete mjaft i pershtatshem per jeten ne cift. Fakti qe partneri do iu komplimentoje do iu beje edhe me euforik. Mos harroni edhe ju te mendoni per te dhe ta beni te ndihet mire! Beqaret do te shnderrohen ne kampione te joshjes. E keqja gjete kesaj dite eshte se do iu pelqejne shume persona dhe nuk do dini ke te zgjidhni. Financat do i menxhoni edhe me mire.

Peshqit

Do jeni shume romantike gjate kesaj dite dhe do beni gjithcka qe ai qe keni ne krah te ndihet i lumtur qe iu ka juve prane. Do ia arrini qellimit! Disa beqare edhe pse nuk e kane menduar dhe nuk e prisnin aspak do bien ne dashuri. Do keni nje lidhje te kendshme dhe te mbushur me ndjenja. Shfrytezojeni! Merkuri do iu sjelle fat ne sektorin financiar, megjithate ju duhet te kujdeseni edhe per shpenzimet.