Dashi
Do keni mundësi vetëm për aventura ose për flirte të momentit. Sektori i financave do vazhdojë të jetë i qëndrueshëm nëse ju nuk bëni ndonjë çmenduri me shpenzimet.

Demi
Më mirë të qëndroni edhe sot vetëm sesa të filloni lidhje pa perspektive. Në planin financiar as vetë nuk do e kuptoni sesi situata do bëhet aq e qëndrueshme.

Binjaket
Nuk do dëshironi ta sakrifikoni lirinë tuaj duke qënë se edhe ashtu ndiheni mirë. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën shumë shpejt falë këmbënguljes që do tregoni.

Gaforrja
Me shumë gjase do filloni një lidhje serioze e cila do jua ndryshojë rrjedhën e jetës. Për shkak të disa shpenzimeve të mëdha por të domosdoshme që do iu duhet të kryeni financat do dobësohen.

Luani
Do takoheni me disa persona të cilët që në takimin e parë do zgjojnë pasionin tek ju. Financat nuk do jenë ende në gjëndjen më të mirë edhe pse do bëni çmos që ta stabilizoni situatën.

Virgjëresha
Duhet t’i shprehin pëlqimet sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të hidhni hapat drejt një lidhjeje. Edhe ata që pëlqejnë do ua kthejnë me të njëjtën monedhë. Financat do jenë mjaft delikate.

Peshorja
Jeta e juaj do ketë ndryshime rrënjësore. Për të ardhurat duhet të kujdeseni më shumë se kurrë. Bëni një riorganizim pa qënë tepër vonë sepse më pas nuk do dini nga t’ia mbani.

Akrepi
Nuk do arrini të takoheni me personin tuaj të ëndrrave dhe do qëndroni sërish vetëm. Financat ka shumë mundësi të përmirësohen falë një projekti profesional të përmbyllur me sukses.

Shigjetari
Ka mundësi të takoni disa shokë të fëmijërisë me të cilët do bini kokë e këmbë në dashuri. Në planin financiar mos kryeni shumë shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme.

Bricjapi
Do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe do keni një ditë plot me takime dhe të reja. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini të realizoni të gjitha shpenzimet më të nevojshme.

Ujori
Do keni një takim mjaft premtues dhe emocionues. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Perspektivat në planin financiar janë të mira. Përfitoni për të shlyer të gjitha borxhet.

Peshqit
Duhet të dilni sa më shumë sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të realizoni takimet e ëndërruara. Po u mbyllet në vetvete nuk do keni ndryshime të statusit.