“I am Tirana” është një aplikacion përmes të cilit mund të gjesh të listuara të gjitha aktivitete që ndodhin në kryeqytet por dhe pika kryesore turistike.
Kjo është një mënyrë e zgjedhur nga bashkia, për ta njohur më mirë Tiranën, si për turistët e huaj, por dhe për cdokënd që dëshiron ta vizitojë.
“Kemi menduar që të shfaqin të gjitha aktivitete që ndodhin përgjatë ditës apo muajit në këtë qytet, gjithashtu do të ketë edhe një rubrikë ku ne japim sugjerime se si mund të johim më shumë qytetin e Toranës, cilat janë pikat turistike, aktivitete në qytet, dhe si mund ta shpenzojnë ditën jo vetëm qytetarët e Tiranës por të gjithë ata që duan ta vizitojnë Toranën si dhe turistët e huaj”.
Si kryeqyteti Europian i Rinisë, ky ka qenë një vit i mbushur plot me aktivitete për Tiranën, c’ka ka sjellë edhe një numër të lartë turistësh që e kanë vizituar. Pas shkarkimit në telefom, aplikacioni ofron opsione përdorimi në gjuhët kryesore shqip dhe anglisht, por edhe në italisht, eskpozuar Tiranën dhe aktivitete që zhvillohen cdo ditë, sa më shumë tek turistët.
“Normalisht aktivitete janë të listuara me një foto informuese, vendin orën. Mjafton vetëm që të futësh në aplikacion, të shohësh se cfarë aktivitetesh ndodhin dhe atom und të hidhen direct në kalendarin personal, madje mund edhe të të kujtojnë nëse këtij aktiviteti po i afron ora ose data”.
“I am Tirana” duke sjellë informacion për të gjitha aktivitetet e qytetit, do të ofrojë opsione për të rinjt e kryeqytetit për t’iu larguar monotonisë.
“Tirana nuk ka vetëm kafe dhe restorante të bukura dhe ushqim të mirë, por ka dhe shumë opsione të tjera që mund ta shfrytëzoni dhe ta shijoni si pjesën e turizmit dhe pamjet e bukura por ndërkohë mund të keni dhe opsion të një aktiviteti tjetër”.
Top Channel