Sekuestrohet arsenal armësh, silenciatorë e municione, ndersa ne pranga kane rene dy persona. Burime zyrtare bene me dije se behet fjale per Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun.

NJOFTIMI I POLICISE

Siç jeni në dijeni dhe nga njoftimet për shtyp, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Në këtë kuadër, mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”.

Falë marrjes në kohë të informacionit, koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe veprimeve operacionale, hetimore e procedurale të autorizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen “Gurabardhi”, të qytetit të Elbasanit, i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.