Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, komentoi primaret në PD dhe zgjedhjet lokale 2023. Alimehmeti tha se është i gatshëm për një debat me kryebashkiakun e Erion Veliajt, ndërsa theksoi se ky i fundit s’do e bënte kurrë. “Besoni se ai do dilte në debat me dikë? Unë jam i gatshëm, patjetër. Njerëzit duhet të vendosin vetë.
Besoj fort se njerëzit vendosin vetë se cilin model duan. Në fund fare ka rëndësi se çfarë shkon tek qytetari, çfarë shërbimi. Duhet të jemi me këmbë në tokë se çfarë ajri thithim, çfarë uji pijmë, në çfarë trafiku lëviz me makinë, sa mundësi parkimi ke dhe a blen dot një shtëpi”-tha Alimehmeti.