Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se me 29 tetor do te zhvillohet Konventa Kombëtare e PL-se. Ne takimin qe Meta mbajti me Komitetin Organizativ te Partise u shpreh se ne kete konvente do te finalizohen ndryshimet në statut dhe program. “Sot do të marrim vendim për thirrjen e konventës kombëtarë të PL më 29 tetor, në mënyrë që të finalizojmë ndryshimet në statut dhe program.Së dyti lidhur me zgjedhjet e forumeve të PL dhe njëkohësisht edhe me aksionin e saj politik”, tha Meta ne nisje te fjalës se tij.