Ilir Meta, si sekser politik që nuk u ngop kurrë nga pushteti dhe
“Sa moral ka…?”. Kësaj pyetje Ilir Meta nuk i dha një përgjigje, ndërsa sapo kishte nënshkruar një tjetër marrëveshje politike për të siguruar sërish pushtet.

Politikani më i ashpër i opozitës aktuale ka një marrëdhënie pasiononte me pushtetin. Ai është një nga deputetët më jetëgjatë të kuvendit, qe u përfshi në një betejë kundër ish kryetarit të PS Fatos Nano i burgosur. Pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 1998, ai ngjitet në majat e pushtetit ekzekutiv në qeverinë Majko-Meta. Paqja politike përfundoi shpejt dhe Meta në një aleancë me Nanon rrëzon Majkon nga pushteti dhe me ndihmën e ish-kryetarit zgjidhet kryeministër. Por pesha e vendimeve politike iku nga partia në kryeministri dhe Nano nisi një betejë kundër Metës. Lëvizja për katharsis rrëzon Metën nga pushteti, por ky nuk ishte fundi. Pak kohë më pas, lufta mes tij dhe Nanos fashitet dhe që të dy shikojnë veten në qeveri por jo shumë gjatë. Më pas një tjetër marrëveshje me Ramën për të rrëzuar Nanon, por në vitin 2004 u detyrua të largohej vetë dhe të krijonte Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nis nga ky moment një rrugëtim i vështirë në opozitë por aftësia për të realizuar marrëveshje për pushtet, e con Ilir Metën të ulet e nënshkruajë marrëveshjen politike me kontroverse deri në atë moment me Sali Berishën. Meta gjithë vokacionin e tij elektoral e kishte drejtuar nga Berisha duke u prezantuar si socialist i vërtetë. Por me marrëveshjen e vitit 2009 ai kapërceu ylberin e së majtës dhe e ngjiti veten sërish në pushtet e në një betejë gati personale me opozitarin Edi Rama. 21 janari i vitit 2011 ndodhi per bllokun e Metes, por shpejt vaji i kandilit të pushtetit të Berishës po mbaronte dhe Ilir Meta për të mbajtur pushtetin bëri një tjetër marrëveshje në një darkë në Gjirin e Lalzit të cilën Berisha e quajti si darka e ngjalave.

Mes Edi Ramës dhe Metës më 1 prill të vitit 2013 u nënshkrua marrëveshja që e mbante Metën sërish në pushtet këtë herë më socialistët Meta zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe nis një histori me qetësi e dashuri me aleatin e tij Edi Rama, ndërkohë që divorci me Berishën nuk ishte i lehtë. Por kur dashuria po venitej me socialistët, Meta zgjidhet President.

Fundi i Presidencës së tij nuk ishte i qetë si e gjithë ish presidentëve por një rikthim në Politike sërish për pushtet.
Ai zhbëri misionin dhe emrin e krijesës së re politike LSI, për t’i vënë emrin e tij partisë së Lirisë ku u rikthye dhe morri pushtetin si kryetar. Së fundmi realizoi marrëveshjen për pushtet me Sali Berishës, këtë herë kundër Edi Ramës. Politikani që ka prodhuar çdo lloj pushteti sekretar shteti, ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër, kryetar kuvendi dhe president kërkon sërish pushtet për veten.

Pakti i fundit me Sali Berishën sanksionuar nga shtetet e bashkuara për korrupsion dhe cënim të demokracisë e bëjnë më të qartë qëllimin e Metës se marrëveshjet që nënshkruan nuk janë as për Shqipërinë e as demokracinë por për veten dhe pasionin e tij për pushtet.