Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është parë jashtë ambienteve të selisë së Partisë Demokratike ku ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth 40 minuta me kreun e kësaj force politike, Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit.
Së bashku me të është parë edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ndërsa ende nuk dihet se me çfarë qëllimi është kryer vizita. Më herët të dy liderët opozitarë janë dakordësuar për veprim të përbashkët kundër qeverisë së kyreministrit Rama, ndërsa kjo është hera e parë që Meta viziton selinë blu pas rikthimit në politikën aktive.