Shumë rezervistë rusë të thirrur për të luftuar në Ukrainë ka të ngjarë të detyrohen të blejnë pajisjet e tyre mbrojtëse, veçanërisht jelek antiplumb. Kjo është bërë e ditur nga inteligjenca britanike, në raportin e fundit për situatën në frontin e luftës në Ukrainë të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Londrës.

“Kuotat e rezervistëve rusë të sapomobilizuar janë vendosur në Ukrainë gjatë dy javëve të fundit”, thuhet në raport. “Niveli i tyre mesatar i pajisjeve personale është pothuajse më i ulët se furnizimi tashmë i pakët i trupave të dislokuara më parë. Shumë rezervistë ka të ngjarë të duhet të blejnë pajisjet e tyre mbrojtëse, mbrojtjen, veçanërisht jelekun modern 6B45.”