Inter fitoi 3-4 me Fiorentinën në Firenze. Ndeshja ka dhuruar emocione të mëdha, për vetë faktin se dueli u vendos në shtesë. Shtatë gola u deshën që skuadrat të mësonin verdiktin. Zikaltërit shënuan me Barella në minutën e dytë, teksa Martinez në të 15 dyfishoi për Inter. Kur mendohej se ndeshja ishte nën kontrollin zikaltër, Cabral nga 11 metra shënoi për 1-2.
Në pjesën e dytë Fiore ia doli të barazonte 2-2 me Ikone, teksa Martinez me dopietë kaloi Inter në avantazh. Në minutën e fundit të ndeshjes vendasit shënuan me Jovic për 3-3. Teksa mendohej se skuadrat do ndanin pikët, Mkhitaryan në minutën e 94 shënoi për skuadrën e Inzaghi. Pas fitores Inter me 21 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Fiore mbetet me 10 pikë për vendin e 13.