Një 54-vjeçar në Pejë ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Lajmin e ka konfirmuar për “Gazetën Express“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Mësohet se 54-vjeçari që humbi jetën është ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka. Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrejtin social Facebook.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitë Policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”.