Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ka dërguar sërish kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit, pasi pretendon se e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.
Mësohet se e Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan do të mblidhet sot në orën 13:30 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale. Gjyqtarja për kërkesën e Saimir Tahirit është Pajtime Fetahu.
Kujtojmë se Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, i dënuar për shpërdorim detyre.