Topi i përdorur nga Diego Maradona për të shënuar dy nga golat më të famshëm në historinë e futbollit do të dalë në ankand. Topi i ndeshjes së famshme të Kupës së Botës 1986 në çerek finalen midis Anglisë dhe Argjentinës mban një vlerë rreth 2.5-3 milion paund.
Ai do të shitet nga Ali Bin Nasser, arbitri tunizian që lejoi golin e Maradonës “Dora e Zotit” gjatë ndeshjes. “Topi është pjesë e historisë së futbollit, është koha që ta ndajmë me botën”, tha ai. Topi u përdor gjatë 90 minutave të plota të ndeshjes, e cila mbetet një nga ndeshjet më të kontestuara në historinë e Kupës së Botës. Bin Nasser nuk e vërejti golin me dorë, duke thënë se u shënua “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”.
Goli i dytë i Maradonës gjatë ndeshjes u bë “gol i shekullit”, ku ai arriti të driblonte pesë lojtarë dhe të shënojë në portë. Argjentina fitoi ndeshjen me rezultatin 2 me 1, duke fituar në këtë mënyrë Kupën e Botës së Meksikës.