Ëndërroni një përrallë që nga fëmijëria? Shpesh keni menduar se ne c’mënyrë partneri do ju ulet ne gjunjë dhe do ju thotë “A do te martohesh me mua? Do ju çojë në një vend të veçantë, do ju shtrojë një darkë në shtëpi apo do ju kërkojë dorën në mënyrën më të thjeshtë? Tashme mund ta zbuloni sepse yjet e parashikojnë.

Dashi: Në natyrë

Mjaft dinamike ju femrat e shenjës së dashit nuk ju pëlqen të mbylleni diku. Për këtë arsye partneri do ju propozoje një shëtitje në natyrë, atje ku ju adhuroni të shkoni dhe do ju ulet në gjunjë si nëpër filma. Ai do ketë menduar edhe për atmosferën.

Demi: Në shtëpi

Shtëpi e ëmbla shtëpi. Nëse partneri ju njeh mirë ai nuk do shkoje shumë larg për t’iu bërë propozimin, por do mendojë ta bëjë atë në shtëpinë tuaj. Ai mund t’ua mbushë çdo vend me lule, tullumbace apo diçka tjetër romantike që ju do ju mahnitë pafundësisht. E pamundur t’i thoni jo një propozimi të tillë.

Binjakët: Në ditëlindjen tuaj

E çfare dhurate më të mirë mund të prisni për ditëlindje? Partneri do mendojë t’ua organizojë ai festën e ditëlindjes. do ftojë miqtë dhe të afërmit tuaj dhe në momentin e duhur do ju bëjë surprizën e madhe.

Gaforrja: Në plazh

Nuk doni të tërhiqni vëmendjen e turmave, por në fakt jeni romantike në shpirt? Partneri e di shumë mirë këtë dhe do ua bëjë propozimin në martese në një plazh të qetë dhe do e mbushe vendin me lule, qirinj e çdo gjë tjetër romantike.

Luani: Në restorant

Ju luanët keni gjithmonë nevojë të shkëlqeni dhe të jeni në qendër të vëmendjes, prandaj edhe propozimin adhuroni t’ua shohin te gjithë. Partneri do mendojnë çdo gjë me kujdes dhe do ju kërkojë dorën në një restorant plot me njerëz. Sytë do ju shkëlqejnë dhe zemra do ju rrahë pafund.

Virgjëresha: Sapo të zgjoheni

Mezi zgjoheni nga gjumi në mëngjes? Pikërisht në këtë moment partneri do ju zgjojë duke iu pëshpëritur ne vesh: “A do të martohesh me mua?”. Kjo është një mënyrë shumë e mirë edhe për t’iu thënë se dëshiron të zgjohet çdo ditë pranë jush.

Peshorja: Për Krishtlindje

Adhuroni të keni një jetë sa më të qetë? Me ju është e pamundur ta teprosh, përkundrazi duhet të jesh sa më i thjeshtë. Propozimin për martesë partneri do ua bëjë me sinqeritet nën magjinë e Krishtlindjes.

Akrepi: Në Disney

Që prej fëmijërisë e ëndërronit këtë gjë? E keni ruajtur ende shpirtin tuaj fëmijënor dhe keni dashur gjithmonë të gjeni princin e kaltër? Pasi ta keni gjetur ai do ju çojë në Disney dhe do ua bëjë të gjitha ëndrrat realitet. Gjithçka do ndodhë para kështjellës së Bukuroshes së fjetur.

Shigjetari: Në skajin tjetër të botës

Ju jeni aventuriere dhe adhuroni të shëtisni botën me një çantë në shpinë dhe me partnerin pranë. Në një udhëtim ky i fundit do ju bëjë propozimin më të veçantë të martesës.

Bricjapi: Në tarracën e një hoteli

Imagjinojeni pak skenën: mashkulli i jetës tuaj, një gju në tokë në tarracën e një hoteli të bukur e me pamje fantastike. Në këtë vend do merrni propozimin për martesë.

Ujori: Pas disa çasteve të ngrohta ne shtrat

Të pavarur, ju femrat e shenjës së ujorit nuk bëni plane dhe preferoni që t’ia lini çdo gjë kohës. Partneri e di këtë gjë dhe do iu bëjë propozimin pas disa çasteve romantike në shtrat. Çdo gjë do vijë natyrshëm.

Peshqit: Një surprizë e madhe

Mbase ende nuk e dini, por partneri juaj është mbreti i të bërit të gjërave vetë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai e di se ju nuk mahniteni lehtësisht dhe e vë veten para një sfide. Për t’iu bërë propozimin për martesë ai do mendojë për çdo detaj dhe do jetë kreativ. Surpriza e madhe do ju pëlqejë jashtë mase. Gjithçka do jetë ndryshe nga çdokush tjetër sepse ai di të jetë unik.