Inter mori një fitore në frymën e fundit kundër Fiorentina-s në ndeshjen e luajtur të shtunën në mbrëmje në Firence.
Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë edhe Lautaro Martinez, autor i një dygolëshi. Argjentinasi ka zbuluar prapaskenën që ka sjellë ringjalljen e zikaltërve.
“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë kryesisht për sa i takon personalitetit që kemi treguar, kundër një skuadre fizike si Fiorentina. Jemi mbrojtur mirë, por duhej ta kishim mbyllur ndeshjen më parë”, ka thënë argjentinasi.
Sulmuesi zikaltër ka shpjeguar edhe se çfarë qëndron mbrapa ndryshimit të Inter-it, që nuk e ka nisur shumë mirë sezonin:
“I kemi thënë disa gjëra në sy njëri-tjetrit, kemi bërë një mbledhje të rëndësishme në të cilën të gjithë kanë dhënë mendimin e tyre.
“Nga ai moment është kthyer Inter-i i vërtetë, por duhet të rikuperojmë akoma në renditje. E ardhmja ime? Shpresoj të bëhem një flamur, kam një kontratë këtu dhe mendoj vetëm për ngjyrat zikaltër”.