Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë sinjal të ri që shkaktoi komentet e Joe Biden për “Armagedonin” bërthamor, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Presidenti Biden deklaroi më herët se bota është më afër luftës bërthamore se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane. Në deklaratat këtë pasdite, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA nuk ka parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e saj bërthamor. Zëdhënësi i saj tha se bisedat e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore ishin të papërgjegjshme, por shtoi se nuk ka indikacione se Moska po përgatitet t’i përdorë ato menjëherë. Komentet e Presidentit Biden tregojnë se sa seriozisht i merr ai kërcënimet, shtoi zëdhënësi.