Kryeministri Edi Rama pak minutamë parë ka dhënë një lajm të mirë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ditën e sotme ka nisur zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën. Kryeministri thotë se nga sot deti ynë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti.

“Jena 1”

Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, shkruan Rama.