Juventusi mund ‘të marrë pak frymë’ lirisht. Ekipi bardhezi i drejtuar nga tekniku italian, Masimiliano Alegri ka arritur një fitore me mjaft mund ndaj Lecces. Teksa sulmuesit titullarë janë në ‘letargji’ prej kohësh, u desh një supergol i talentit Fagioli që i dhuroi 3 pikë skuadrës së Allegrit.
Në Champions për ekipin italian gjithçka ka marrë fund pasi dolën nga gara për të kaluar grupet ditën e martë. Tashmë gjigandit italian të futbollit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të arrijtë vendin e katërt në kampionat. Aktualisht Juvja mban vendin e 6 me 22 pikë, 10 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.