Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur të premten në mbrëmje në Francë, ku një 12-vjeçare ishte vrarë dhe trupi i saj ishte futur brenda një valixheje plastike. E mitura quhej Lola dhe ngjarja ka bërë shumë bujë në Francë, pasi ka dyshime të forta ga policia se ajo është vrarë nga një rrjet që trafikonte organe njerëzish.

Provat e mbledhura nga policia rezultuan jashtëzakonisht të dobishme, si për shembull pamjet e kamerave të sigurisë që kapën vajzën e vogël, të veshur me të bardha, duke hyrë në pallatin ku banonte. Gjithçka është zhvilluar në orën 15:12 të së premtes, ku një grua e ndiqte nga pas teksa ajo po shkonte për në shtëpi. E njëjta grua u pa më vonë nga dëshmitarët dhe u kap në një tjetër kamera sigurie duke mbajtur një valixhe jashtë ndërtesës së banesës së vajzës. Autoritetet besojnë se është e njëjta valixhe në të cilën ndodhej trupi i 12-vjeçares.

Një dëshmitar okular përshkruan sjelljen e çuditshme të gruas që doli nga ndërtesa rreth orës 17.00, ndërsa mesi mbante në dorë valixhen. “Ajo po mundohej të ngrinte valixhen sepse ishte e rëndë pasi edhe gruaja ishte shumë e dobët. Nuk na shkonte as në mendje se brenda kishte një kufomë. Ishte ora 17:00 dhe ajo po ecte me valixhen në dorë. Madje në një moment e la jashtë një kafeneje dhe shkoi në furrën përballë për të blerë një briosh, sikur asgjë nuk kishte ndodhur”, u shpreh dëshmitari.

E dyshuara e cila shihet në videon në fjalë është e veshur me atlete të bardha, dollakë me ngjyra të çelura dhe një xhup gri.