Ilir Alimehmeti komentoi në një intervistë për Euronews Albania qarkullimin e emrit të tij si një kandidaturë e mundshme për drejtimin e bashkisë Tiranë për partinë e Sali Berishës.

Ai nënkuptoi së dëshiron që të kandidojë si kryebashkiak pasi sipas tij njerëzit e duan, por shtoi se do presë procesin e primareve.

“E vlerësoj atë dashamirësi padiskutim, por do kohën e saj çdo gjë. Çdo gjë vendoset në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe situata aktuale, meqenëse ma bëtë pyetjen, do të thotë duhet të presim një proces që është quajtur primare,’ – u shpreh Alimehmeti.