Ndonëse ka pasur rezerva nga ana e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga nisma për amnistinë fiskale. Gjatë një takimi në Gjirokastër, Rama tha se lekët e shqiptarëve që do të vijnë në Shqipëri, pasi janë para nga puna e ndershme.
“Ju nuk bëni dot amnisti fiskale se është për krimin? Po pse? ata shqiptarë që janë jashtë, kriminelë janë? Sa kohë kanë punuar ata në të zeze, nëpër mandarinat dhe pjeshkë e grekëve? Sa kohë kanë mbledhur ata para, duke fjetur në penë. Kam takuar nga ata që kanë fjetur në pemë. Ku i kanë ccuar ato para? Një pjesë të madhe të parave i kanë kursyer këtu dhe një pjesë andej. Po ku i bënë këta që na tregojnë ne se u bënë qibar i bardh, kush e shpiku punën e zezë? Punën e tyre të zezë s’mund ta legalizojnë. Do ju nxihet jeta sa herë që duan të blejnë një shtëpi këtu apo të bëjnë një biznes, se ju shkon prokurori dhe i pyet; ku i gjete lekët? E kemi parë në anketimet që kemi bërë dhe këshillimin Kombëtar. Morën pjesë 500 mijë njerëz. Nuk kishte zot dhe adresa që t’i kapnin patronazhistës.
Patronazhistët do i kapin, çfarë idiotësh. Do e bëjmë dhe do e bëjmë në bashkëpunim me partnerët tanë. Njëri na tha; bëjeni por jo për ata që punojnë te ne. Paratë do i sjellin këtu se janë shqiptarë. Nëse këtë do ta kishim shpikur ne, atëherë dakord. Këtë e bën Italia rregullisht. Të gjithë ato vendet e Europës, e bëjnë shtete të Amerikës. Pse mos ta bëjmë ne? Ne do bëjmë draftin, do kërkojmë vota. Shpresoj që të ketë njerëz normal që ta pranojnë këtë. Amnistia është për të gjithë, as për demokratët dhe socialistët. Do të bëhet për të sjellë më shumë para shqiptarët këtu për të bërë ça të duan me ato para legale, në pronën e tyre, në vendin e tyre. Sot ky është fakt. Kush merret me agroturizëm do fitojë më shumë.”, tha Rama.