Gjatë takimit me rektorët, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një batutë me rektorin e Universiteteve të Arteve Kastriot Çaushi në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.
Teksa Rama fliste, Çaushit ju hap një video në celular me një ndeshje futbolli. Ky i fundit i kërkoi ndjesë kryeministrit për ndërprerjen e fjalës.

Edi Rama: Gjëja që ka shumë rëndësi është se ne ishim në një situatë ku kontributi i buxhetit të shtetit për të aksesuar fondet për kërkimin shkencor. Filloi ndeshja, Kaç Çaushi.

Kastriot Çaushi: Më fal.

Edi Rama: Jo s’ka gjë, vetëm të mos kërkojnë ndonjë koment live tani për ndeshjen.
Kastriot Çaushi, veç aktor dhe pedagog, njihet edhe për pasionin e tij për futbollin, ku shfaqet herë pas herë në rolin e analistit të futbollit.