New York- Hajdutët ‘Perfektë’ mund të quhen ata që kryen një vjedhje në Manhatan, në një argjendari në ‘Park Avenue’, në mes të natës. Tre banditë me fytyra të mbuluara shkatërrojnë me shkopinj vitrinat e argjendarisë dhe më pas thyejnë tre vitrina me xham ku janë vendosur orë të kushtueshme.

Në më pak se tre minuta ata kanë arritur të vjedhin sende me vlerë që arrijnë në rreth 500 mijë dollarë. Me pas janë larguar me një makinë berlina ngjyrë gri metalizato.