Edhe pse mungojnë akoma edhe shumë javë nga fillimi i merkatos së dimrit, zërat në lidhje me operacione të mundshme vazhdojnë të shtohen dhe disa nga këto zëra kanë të bëjnë me Franck Kessie.

Me një Botëror që mund të ndryshojë përsëri gjithçka, të mëdhatë e kampionatit italian janë të vëmendshme ndaj mundësive që ofron merkato për të përforcuar skuadrat respektive.

Dinë diçka në lidhje me këtë klubet milaneze, për të cilët mund të paraqiten përsëri mundësi tunduese. Një nga këto mundësi mund të jetë edhe kthimi i Franck Kessie në Serinë A.

Mesfushori afrikan, i transferuar te Barcelona pak muja më parë në përfundim të një telenovele të vërtetë me kuqezinjtë, mund të kthehet mbrapsht.

Në fakt, sipas fichajes.net, edhe pse Kessie është lidhur me një kontratë deri në 2026-ën me Barcelona-n, e ardhmja e tij duket se nuk është aspak e sigurt. Ish-lojtari i Milan-it, i aktivizuar me pikatore nga Xavi, duket se është i zhgënjyer nga eksperienca e tij në hije në Camp Nou.

Në këtë fazë të parë të sezonit, lojtari ka koleksionuar 12 ndeshje, duke totalizuar 418 minuta lojë. Duket se nuk ka një vend të përcaktuar mirë në skemat e blaugranave, deri në atë pikë sa thuhet se i është ofruar klubeve të ndryshëm në Serinë A.

Sipas portalit iberik, mes klubeve të përfshirë në këtë çështje duket se është përsëri Milan-i. Barcelona e vlerëson mesfushorin 40 milionë euro dhe një transferim mbetet i komplikuar me këto shifra.

Megjithatë, operacioni i bujshëm do të kishte më shumë shanse për sukses nëse katalanasit do të ishin të hapur për formula më të përballueshme. Për arsye të qarta, ambientale dhe ekonomike, Milan duket se nuk është zgjidhja e dëshiruar, për momentin.

Në të kaluarën, për Kessie janë interesuar edhe Inter me Juventus, por që për arsye të ndryshme nuk janë hedhur asnjëherë në sulm për futbollistin. Megjithatë, siç kemi mësuar gjatë viteve, merkato e futbollit është e mbushur me surpriza.