Empatia është aftësia për të kuptuar emocionalisht se çfarë ndjejnë njerëzit e tjerë, për t`i parë gjërat nga këndvështrimi i tyre dhe për të imagjinuar veten në vendin e tyre. Pra thënë ndryshe të ecën në këpucët e tjetrit. Ndërsa njerëzit në përgjithësi janë mjaft të përshtatur me ndjenjat dhe emocionet e tyre, hyrja në kokën e dikujt tjetër mund të jetë pak më e vështirë. Duket se aftësia për ta vënë veten në vendin e tjetrit ndikohet nga yjet. Katër prej shenjave të horoskopit janë më empatike se të tjerat.

Peshqit

Peshqit konsiderohen si një nga shenjat më emocionale. Ta vënë veten në vendin e tjetrit e kanë aq të lehtë sa edhe të marrin frymë. Ndërsa prania e tyre ka tendencë të jetë qetësuese dhe e këndshme për të tjerët, mund të jetë e dëmshme për ta.

Gaforrja

Gaforret janë shumë emocionale dhe janë gjithmonë në gjendje të lidhen me emocionet e të tjerëve. Ata mund të lexojnë lehtësisht energjinë e dhomës. Gaforrja i ka përjetuar të gjitha. Për shkak se ata janë ekspertë në leximin e mendimeve dhe ndjenjave, mund t’ju ndihmojnë të përballeni me çështjet e thyerjes së zemrës, zemërimit dhe madje t’ju japin këshilla.

Virgjëresha

Virgjëresha dëshiron të gjejë kura dhe zgjidhje si një mënyrë për t’u kujdesur për njerëzit që do. Mund të mbështeteni te energjia e Virgjëreshës për të ndihmuar kur gjërat bëhen të vështira. Do të bëjnë përpjekje të mëdha për të parashikuar nevojat e të dashurit të tyre.

Akrepi

Edhe pse Akrepi e mban gjithmonë kokën lart, thellë brenda fshihet një ndjeshmëri e vërtetë që mund të lidhet jo vetëm me ndjenjat e veta, por edhe me ndjenjat e të tjerëve. Akrepi njeh emocionet dhe dobësitë e njerëzve të tjerë, të cilat mund t’i bëjnë ata të pushtohen lehtësisht nga intensiteti i ndjenjave të tyre, si dhe të të tjerëve.