Sulmet në Kiev, alarm ajror në të gjithë Ukrainën
Kievi zgjohet nën zhurmën e shpërthimeve të fuqishme! Sulme në kryeqytet me dronë kamikaze! Po luftonte me rusët, vritet gjatë luftimeve 28-vjeçari italian Shpërthimet në Kiev, Ukrainë
Kievi u zgjua mëngjesin e ditës së sotme nga të paktën tre shpërthime të forta të shkaktuara nga dronët kamikazë rus.

Kievi u zgjua mëngjesin e ditës së sotme nga të paktën tre shpërthime të forta të shkaktuara nga dronët kamikazë rus. Si pasojë e sulmit, një ndërtesë u përfshi nga flakët në lagjen Shevchenkiv. Kjo vjen një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse në një sulm mbarëkombëtar që la 19 të vdekur.

“Zjarrfikësit janë duke punuar. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar. Mjekët ndodhen në vendngjarje. Po sqarojmë informacionet për viktimat e mundshme. Qëndroni në strehimore”, shkruan në Telegram kryebashkiaku Vitaliy Klitschko në Telegram.

Në dy qytete të tjera të Ukrainës janë duke u zhvilluar luftime të ashpra, në Soledar dhe Bakhmut , sipas njoftimit nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga fronti i Donteskut vjen lajmi për vdekjen e një shtetasi italian nga Sardenja që luftonte me rusët, i cili quhej Elia Putzolu.