Disa shpërthime kanë goditur qendrën e Kievit mëngjesin e 10 tetorit, tha kryebashkiaku Vitali Klitscho.

“Disa shpërthime në qarkun Shevçenskivski – në qendër të kryeqytetit”, shkroi ai në platformën Telegram.

Shërbimi i emergjencave në Ukrainë, tha se ka të vrarë dhe të plagosur në Kiev. Por, ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Shpërthimet janë dëgjuar rreth orës 08:15, sipas kohës lokale, thanë gazetarët dhe dëshmitarët. Pas shpërthimeve janë dëgjuar alarmet e sulmeve ajrore në mbarë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimet duket se ishin rezultat i sulmeve ajrore.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajsh dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës sesa sulmet e mëhershme që kanë goditur kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt, raporton BBC.