Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së fortë të Evi Kokalarit ndaj Sali Berishës. Teksa ka shpërndarë postimin e Kokalarit, Balla nuk mban dot të qeshurën dhe i drejtohet Berishës duke i thënë se dhe ajo e shpalli “non-grata”. “Edhe Evi të shpalli “non-grata” o Sali!”, shkruan Balla krah postimit të cilin e ka shoqëruar me disa “emoji” me të qeshur.Aktivistja ditën e sotme në llogarinë e saj në “Facebook” shpërtheu ndaj Berishës duke i thënë: “Turp të të vijë”,
pasi që më herët e ka vënë në dijeni se brenda Partisë Demokratike po bëhen manipulime, sa i përket zgjedhjes së kreut të FRPD. Kjo deklaratë e Kokalarit ka ardhur pas takimit të Berishës me kreun e ri të FRPD-së, Besart Xhaferrin.
Home Lajme Aktualitet Kokalari “shpërtheu” ndaj Berishës, reagon Balla: Edhe Evi të shpalli non-grata o...