Banda muzikore “Just Trio” solli albumin e parë të saj Melancholy, të cilin e prezantuan i kompozuar në modet e muzikës Ballkanase dhe folkun Shqiptar, duke filluar nga Jugu i Shqipërisë dhe duke mbaruar në vallet e Veriut, gjithashtu dhe motive orientale të bazuara në modet Ballkanase. Iniciativa për krijimin e trios ishte e Roni Gjurës i cili luan në kontrabas. Sipas Roni Gjura, ideja për krijimin e kësaj trioje ishte për të eksperimentuar mbi muzikën shqiptare.
Albumi perbehet nga 7 pjesë të cilat janë:
1 – Set Your Body Free – Roni Gjura
2 – Bottle – Emiljan Dhimo
3 – Cohu Rexh – Arranxhuar nga Roni Gjura
4 – Ionian Waves – Emiljan Dhimo
5 – See With Your Eyes – Roni Gjura
6 – Melancholy – Roni Gjura
7 – Albanian Breath – Roni Gjura
Koncerti u mbajt në sallën “Tonin Harapi” te Liceu Artistik dhe u organizua në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.