Ministrat e Mbrojtjes së Amerikës dhe Rusisë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me njëri-tjetrin, gjë e rrallë kjo mes dy vendeve që nga nisja e konfliktit në Ukrainë.
Lajmi i bisedës mes Lloyd Austin dhe Sergei Shoiku është konfirmuar nga të dyja palët, duke shtuar se është diskutuar për situatën në Ukrainë.
Kjo është hera e parë që ministrat e Mbrojtjes kanë folur me njëri-tjetrin që nga 13 maji.
Përpara disa ditësh, Vladimir Putin përjashtoi mundësinë e takimit me Presidentin amerikan, Joe Biden:
“Duhet ta pyesni atë nëse ai është gati për bisedime. Unë nuk shoh nevojë për bisedime me të për t’ju thënë të vërtetën. Nuk ka ende një platformë për bisedime”.