Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbuallaku ende nuk ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinaj. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema për kontrollet në disa qytete të vendit për të, edhe kësaj here kryepolici Rrumbullaku nuk ka ende një përgjigje. Me tej ai theksoi se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklaratat e mëparshme.
‘Ju kam bërë me dije se kemi struktura që po ndjekin rastin. Po punojmë ende, nuk do të deklaroj asgjë që nuk e kam deklaruar më parë.’- tha Rrumbullaku.