Ilir Meta ka folur për mediat përpara nisjes së Konventës së parë të Partisë së Lirisë, duke e quajtur “një ditë të rëndësishme”. Kur u pyet nëse do e zbulojë sot emrin se “superpolitikanit” që i propozoi Berishës, Meta refuzoi të përgjigjej.
Meta: Një ditë e rëndësishme, konventa e parë e PL. 25 Korrik konventa e fundit e LSI. Në më pak se 100 ditë vijmë në këtë konventë të parë që do prezantojmë programin dhe statusin e PL, dhe angazhimin që Shqipëria tu përkasë të rinjve. Ky është problemi i familjeve shqiptare. Largimi i të rinjve, i më të aftëve dhe angazhimi ynë që këta të rinj të rrinë këtu. Të jenë lokomotiva e transformimit të vendit, burimi i lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë sonë”
Jeni vetëm në garën për kreun e PL, si ndiheni?
Prej 100 ditësh është bërë e ditur që do ketë zgjedhje për kryetarin e PL, por edhe për gjithë strukturat.
Do fuqizohet roli i të rinjve dhe të rejave në vendimmarrjen e PL. 50 e kandidatëve për strukturat do jenë të rinj dhe të reja.
Do e zbuloni sot superpolitikanin?
Do të shikoni vetë super listën e kandidatëve për këshilltarë në bashkinë e Tiranës dhe do jetë e vështirë ta identifikoni.