Koreja e Veriut paralajmëroi sot se do të duheshin “kundërmasa dërrmuese ushtarake” për “provokimet e qëllimshme” nga Koreja e Jugut, në mes të tensioneve të përshkallëzuara në rajon, pas një breshërie lëshimesh raketash balistike nga regjimi i Phenianit në javët e fundit.

Paralajmërimi i ashpër erdhi një ditë pasi një zëdhënës ushtarak i Koresë së Veriut gjuajti një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe gjuajti artileri pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Sipas të njëjtit zyrtar, i cili ka folur në kushte anonimiteti, zjarri i artilerisë ishte një paralajmërim për “provokimet e përsëritura të armikut në kufi”, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, shkruan Reuters.

“Tani e tutje, ushtria jonë nuk do të lejojë kurrë asnjë provokim nga armiqtë që po përshkallëzojnë tensionin ushtarak në Gadishullin Korean”, tha ai, duke kërcënuar me “kundërmasa dërrmuese ushtarake”.

Avionët luftarakë të Koresë së Veriut fluturuan pranë kufirit të dy vendeve të premten dhe avionët e forcave ajrore të Koresë së Jugut u ngritën për t’i kapur.