Deputeti ukrians Oleksiy Goncharenko, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës teksa përfundoi fjalimin e tij foli dhe në gjiuhën shqipe duk drejtuar thirrjen “Kosova është Evropë”, ku i ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të njohin pavarësinë esaj.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë.

Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara. Kosova është Evropë”, tha Goncharenko,