KQZ i ka dërguar shkresë Kuvendit për disa rekomandime të pjesshme për ndrysime të kuadrit ligjor zgjedhor. Mes 3 rekomandimeve përfshihen dhe rregullat e financimit të fushatës zgjedhore. Duke qenë se ka ende punë për të bërë për financimin e partive politike, KQZ thotë se nuk ka kohë për të bërë ndryshime themelore e për t’i vënë në zbatim në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye sugjerojnë: “Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar. Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si ‘palë të treta’.”